PROGRAMI

Baza e BRAINOBRAIN programit janë aritmetika mentale e Abakusit, VAK Metoda e mësimit dhe NLP-ja (Programimi neuro-liguistik).

Mbi bazë të studimeve shumëvjeçare nga institucione dhe agjenci të ndryshme të cilat merren me studimin e trurit të njeriut, është vërtetuar se truri i fëmijëve zhvillohet më shpjet dhe më efikas në periudhën prej moshës 4-vjeçare deri në 14-vjeçare. Në atë periudhë, truri i fëmijës i përfiton dhe i përpunon informatat lehtë dhe prandaj është e rëndësishme që të fillohet me ushtrime mentale, nëse mundet prej moshës më të herët dhe të njëjtat të zbatohen sa më shpesh. Programi BRAINOBRAIN u lejon fëmijëve që t’i përdorin njëkohësisht hemisferën e majtë dhe e djathë të trurit.

Programi ynë themelohet mbi kombinimin e tri metodave moderne:

Metoda e Abakusit

Vizualizimi

Fëmijët mësohen si ta vizualizojnë Abakusin, kështu që ai nuk u nevojitet më fizikisht – fëmijët krijojnë shabllon imagjinativ në kokën e tyre dhe varësisht prej nivelit të cilin e ndjekin dhe sa rregullisht i bëjnë ushtrimet, ata mund të vizualizojnë deri në 10 Abakusë në të njëjtën kohë, që do të thotë se mund të kryejnë 10 operacione të ndryshme matematike në të njëjtën kohë, qoftë kjo është mbledhja, zbritja, pjesëtimi, shumëzimi, numrat decimal etj. Zhvillimi i këtyre aftësive (multitasking) në moshën e përshtatshme të fëmijës ia bën jetën më të lehtë dhe e përgatit në mënyrë më kualitativ për sfidat më të komplikuara në të ardhmen.

NLP-ja

Programimi neuro-linguistik (NLP-ja) është një prej shpikjeve më të mëdha në fushën e teknologjive dhe realizimit të përsosmërisë së njeriut.

NLP-ja siguron kuptimin e asaj se si ne mendojmë dhe veprojmë, që të na ndihmojë të mësohemi dhe të bëjmë ndryshime përkatëse.

Në bazën e NLP-së është vendosur një spektër i gjerë i metodave dhe modeleve të cilat ofrojnë zhvillim fleksibil, që sjell ndryshime të dukshme dhe të shpejta te personat që e praktikojnë dhe u lejon që të adaptohen ndaj botës së ndryshueshme.

VAK Metoda

Në përgjithësi është pranuar se të gjithë ne kemi një stil të preferuar të mësimit. Disa prej nesh mësojnë duke shikuar (në mënyrë vizuale), të tjerët duke dëgjuar (audio), ndërsa persona të tretë duke ndjerë (në mënyrë kinestetike).

Ushtrimi optimal dhe përmirësimi i memories arrihet kur dy ose më shumë prej këtyre metodave do të shfrytëzohen në një moment të caktuar.

Studimet më të reja tregojnë se nëse fëmijët njëkohësisht e marrin dhe mbajnë mend informatën përmes VAK shqisat, mësimi dhe kujtimi i tyre në trurin e tyre është në nivel më të lartë dhe më të shpejtë dhe arrihet deri te aktiviteti i plotë të trurit. Prandaj BRAINOBRAIN i përdor tri teknikat në mënyrë unikate dhe inovative, duke i kombinuar njëkohësisht me metoda të tjera, me qëllim që të rritet kapaciteti i memories deri në gjenialitet.

Qendrat